Çahet koalicioni PS-PDIU? Mesila Doda për Ramën: Këtij nuk i thuhet Sulltan se i përkëdhelet sedra e të sëmurit mendor

Shqipëria

Çahet koalicioni PS-PDIU? Mesila Doda për Ramën: Këtij nuk i thuhet Sulltan se i përkëdhelet sedra e të sëmurit mendor

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 07:34
Mesila Doda dhe Edi Rama

Ndonëse PDIU është në koalicion me PS, ish-deputetja dhe njëkohësisht sekretare e përgjithshme e kësaj force, Mesila Doda ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pas udhëtimit të këtij të fundit me charter drejt Italisë.

Përmes një postimi në Facebook, zyrtarja e lartë e PDIU-së, shkruan se “asnjë qytetar normal i ketij vendi nuk luan mendsh e te marre helikopter, charter, selfie me yjet e futbollit, bluzet e personalizuara”.

Postimi i plotë:

Ktij nuk i thuhet Sulltan se i perkedhelet sedra e te semurit mendor … ktij i thuhet siç e meriton… eshte pasunar i ri… i pangopur e fshatar…

Asnje qytetar normal i ketij vendi nuk luan mendsh e te marre helikopter, charter, selfie me yjet e futbollit, bluzet e personalizuara… keto jane veprime per dike qe si kane pare syte asgje gjithe jeten… te pangopur e arrogant, trafikant ordinere edhe ne shije… jetesa e ketyre te sjell nder mend bella mafian… turp qe i thone vetes qytetar… keto jane pasunar te rinj me shije kitsch…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat