Ambasada amerikane kujton vizitën e John McCain në Shqipëri

Shqipëria

Ambasada amerikane kujton vizitën e John McCain në Shqipëri

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:32
Sot ambasada amerikane në Tiranë teksa jep një mesazh ngushëllimi, kujton mes fotosh vizitën e senatorit në Shqipëri.

Dy ditë më parë u nda nga jeta senatori amerikan, dy herë kandidat për Shtëpinë e Bardhë, John McCain.

Sot ambasada amerikane në Tiranë teksa jep një mesazh ngushëllimi, kujton mes fotosh vizitën e senatorit në Shqipëri.

“Përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të Senatorit të Shteteve të Bashkuara John McCain, i cili ia përkushtoi jetën e tij shërbimit ndaj vendit tonë, nga Marina e Shteteve të Bashkuara deri në Kongres.

Ishte nder për ne të mirëprisnim Senatorin McCain në Shqipëri, kur në prill të 2017 ai vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat