Vasili “kërcënon” Arta Markun: Bëji mirë llogaritë me Ramën!

Shqipëria

Vasili “kërcënon” Arta Markun: Bëji mirë llogaritë me Ramën!

Nga: N. Sh Më: 27 gusht 2018 Në ora: 11:31
Edi Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, është i mendimit se Arta Marku po mbron me çdo kusht çdo padrejtësi dhe manipulim të kryeministrit Rama, e sigurisht kur bëhet fjalë për të ashtëquajturën drejtësi.

Ai e ka cilësuar si drejtësi horrash, e ndërsa “drejtësia e re fle mbi dosjen e kryeministrit të paditur, si kryemashtrues shtetëror për audiopërgjimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm”.

Në statusin e radhës në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se Arta Marku i ka marrë të gjitha përsipër, dhe se është përbetuar që veprat penale të kryeministrit ti vuajë vetë.

Ja postimi i plotë:

Drejtesi horrash:Arta Marku fle mbi padine ndaj kryeministrit per audiopergjimin.

Ne Shqiperi mbreteron drejtesia e horrave.
Batakçiu, qe drejton qeverine therret e bertet si histerik per te ashtuquajturen, drejtesine e re qe po ngrihet dhe po ngre vete ai.
Po cila drejtesi e re po ngrihet?
Ajo me e poshtra.Ajo me e liga.Ajo me e njeanshmja.Ajo qe mbron kryeministrin dhe burgos njeriun e thjeshte per 30 mije leke korrent te papaguar.
Drejtesia e re apo ndryshe drejtesia e horrave fle mbi dosjen e kryeministrit te paditur si kryemashtrues shteteror per audiopergjimin e vellait te ministrit te brendeshem.
Arta Marku eshte perbetuar me sa duket qe veprat penale te kryeministrit ti marre persiper dhe ti vuaje vete.Aferim...
Per opinionin dhe jo per Arta Markun po ju sjell perseri deklaraten mashtruese te kryeministrit per ekspertizen e audiopergjimit,ja cfare thoshte qe ne 19 maj :

"Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore, të kryer në një nga laboratorët më seriozë të botës. Nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për ministrin e Brendshëm, por përpara një akti mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik”, tha Rama gjatë mbledhjes së grupit më 19 maj.

Sot e kesaj dite qytetaret e dine qe s'ka nje ekspertize, nderkohe qe kryemashtruesi gjoja e kish bere qe ne 19 maj dhe megjithate nuk i hyn nje gjemb ne kembe dhe prokurorja rri e veshtron.
Drejtesia, qe mbyll syte dhe veshet perpara fajit sa nje mal eshte perfundimisht: 
nje Drejtesi Horrash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat