Firma për lejen minerare për Edmond Begon, Salianji reagon sërish: Ja mashtrimi tjetër i Gjiknurit

Shqipëria

Firma për lejen minerare për Edmond Begon, Salianji reagon sërish: Ja mashtrimi tjetër i Gjiknurit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 17:05
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji,

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është kunërpërgjigjur pas hedhjes poshtë së akuzave se Damian Gjiknuri ka firmosur lejen minerare për Edmond Begon nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Sipas Salianjit, ministri Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën.

“Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës.

Mashtrimi tjetër i Damian Gjiknurit është se Edmond Bego ka marrë leje minerare në vitin 2009 nga një ish ministër demokrat. Në vitin 2009 “Inerte Expres”nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos,” shprehet Salianji.

“Në vitin 2009, Edmond Bego u arrestua nga Qeveria e Partisë Demokratike si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës më të pamëshirshme, bandës së Lushnjës.

Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Prandaj është urgjente që prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant tek Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin.

Provat në Dokumentat më poshtë, QKB dhe kontrata e shitjes,” thuhet në deklaratë.

Reagimi i MIE

MIE hodhi poshtë si plotësisht të pavërteta dhe të qëllimshme deklarimet e bëra sot nga subjekti politik Partia Demokratike rreth procedurave të miratimit të lejes minerare për shfrytëzim mineralesh dhënë subjektit “Inerte Expres” sh.p.k. Partia Demokratike pretendon se leja minerare në fjalë është miratuar pa një procedurë gare.

“E gjithë procedura që nga shpallja e zonës së lirë minerare deri në shpallj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat