Shehi: Rama merr emigrantët, Italia mbyll gojën për drogën

Shqipëria

Shehi: Rama merr emigrantët, Italia mbyll gojën për drogën

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 13:14
Dashamir Shehi

Kreu i LZH-ës Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën “Shekulli” tha se çështja e refugjatëve është një karrem që e përdor kryeministri për të plotësuar disa kërkesa që kanë të bëjnë me integrimin, për të siguruar disa fjalë të mira dhe për të mbuluar drogën. Por këto janë favore të pjesshme në kurriz të Shqipërisë edhe me pasoja për vendin.

Shehi tregion edhe planet e ardhshme të opozitës me fillimin e sesionit të ri Parlamentar. Ai tha, se opozita do ta rrisë shkallën e denoncimeve, por protesta nuk është e mjaftueshme për tu bërë alternativë. Rreziku i refugjatëve është përfolur edhe herë të tjera. A mendoni, se qeveria po i hap rrugë planit të vjetër për kampe refugjatësh në Shqipëri?

Kryeministri i afron një karrem Europës duke thënë: “Më plotësoni disa kërkesa për integrimin, mos kërkoni largimin tim”. Por të gjitha këto janë favore të vogla që ky i bën në kurriz të Shqipërisë. Ky e trajton, jo më si një çështje principi, por si një çështje pazari politik. Kaq ka në dorë për të shitur. Nuk është i shqetësuar se çfarë do mendojnë shqiptarët, se cila është perspektiva e kësaj pune, pasi duhej parlament për rrezikun që i shkaktojnë vendit. Ministri i Jashtëm shkon për një vizitë dhe s’ka asnjë karamele që t’i ofrojë, por disa favore të vogla të cilat nesër mund të bëhen të bezdisshme për Shqipërinë.

Cili është interesi i Shqipërisë në raport me Italinë?

Për të mbuluar drogën. Italia ka mundësi që të thotë disa fjalë të mira nëpër Europë, ashtu siç tha Salvini: “Djalë i mirë ai i Shqipërisë, na ndihmon, po na del për zot”. Ja, për këtë punë bëhet, jo më shumë. Për të mbyllur gojët kritike të Europës, për të pasur lajkatimin e atyre që kanë halle te oborri i shtëpisë vet, dhe mendojnë se mund të zgjidhin punë edhe këto zgjidhjet të pjesshme. Kështu që ky e shfrytëzon këtë punë, sikur çdo për gjë këtu vendos ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat