Rama: S’ka më punë miku apo ryshfeti, ndëshkim ‘shushunjave’

Shqipëria

Rama: S’ka më punë miku apo ryshfeti, ndëshkim ‘shushunjave’

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 11:36
Rama

Në një takim të mbajtur gjatë paradites së sotme me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama u shpreh optimist se zyrat e shtetit po japin më tepër zgjidhje, duke reflektuar një lloj ndryshimi.

“Në zyrat e shtetit ka filluar të ndihet ndryshim, dhe aktivitet i ndërgjegjshëm”, u shpreh Rama.

“Ka shumë më tepër zgjidhje. Është fakt që platforma shqiperiaqeduam.al funksionon për këdo”, deklaroi kreu i qeverisë.

“Ata që nuk dinë procesin, t’u drejtohen njësive administrative dhe zyrat postare”, shtoi Rama, i cili theksoi se masat ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën e tyre nisin nga vërejtjet, deri në ndjekje penale pas lirimit nga detyra.

Rama bëri me dije se ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit.

“Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit.

Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë, që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij.

Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë, mund ta bëjnë nga andej. Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën.  Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli, kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat