Qeveria merr 16 mln dollarë borxh, për riparimin e një rruge të papërfunduar

Shqipëria

Qeveria merr 16 mln dollarë borxh, për riparimin e një rruge të papërfunduar

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:10
Rruga Tiranë-Elbasan.

Qeveria shqiptare ka miratuar sot me Vendim të këshillit të Ministrave, marrëveshjen e huasë për riparimet emergjente të rrugës Tiranë-Elbasan.

Sipas VKM-së së publikuar sot, qeveria shqiptare do të marrë 16 milionë dollarë borxh, për të investuar në riparimin e këtij aksi rrugor.

Këtë hua qeveria do ta marrë nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), ndërsa bëhet fjalër për rehabilitimin e aksit rrugor, në dalje të tunelit, ku një masiv shkëmbor është shembur prej disa kohësh.

Aksi Tiranë-Elbasan ka filluar ndërtimin prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Krrabës, por që prej asaj kohe, mbillja e punimeve është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat