Sulmi ndaj gazetares/Gjykata e Lartë: Veprim i ulët kriminal, të zbardhjet ngjarja

Shqipëria

Sulmi ndaj gazetares/Gjykata e Lartë: Veprim i ulët kriminal, të zbardhjet ngjarja

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:25
Gjykata e Lartë

Sulmi me armë në banesën e prindërve të gazetares së kronikes, Klodiana Lala është dënuar edhe nga Gjykata e Lartë.

Në reagimin e Gjykatës së Lartë thuhet se ngjarja përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare.

Gjithashtu Gjykata e Lartë e konsideron aktin si veprim të ulët dhe kërkon të zbardhet sa më shpejt.

“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.

Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar”- thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat