Plehrat e Patosit shqetësojnë banorët. Bashkia: Duam landfill!

Shqipëria

Plehrat e Patosit shqetësojnë banorët. Bashkia: Duam landfill!

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:01

Mbetjet urbane të Bashkisë Patos vazhdojnë të depozitohen jo shumë larg zonës së banuar, duke u bërë shqetësim serioz për banorët e këtij qyteti.

Temperaturat e larta të stinës së verës e kanë rënduar edhe më tepër situatën. Re të dendura tymi shpërndahen çdo ditë drejt qytetit dhe fshatrave, për shkak të zjarreve që bien në pirgjet me mbetje.

Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj thotë se ky shqetësim do të vazhdojë të jetë prezent derisa të ndërtohet inceneratori që do të bëjë djegien e mbetjeve urbane.

“Problem është tymi. Nuk është zjarrvënie e qëllimshme, por ndizen vetë. I kemi adresuar kërkesë qeverisë për një fushë-mbetjeje të standarteve bashkëkohore që nuk mund ta ndërtojë një bashki e vogël si ajo e Patosit”, shprehet Balilaj.

Top Channel rikthehet në këtë fushë pak muaj pas një vëzhgimi ku në pirgjet me plehra kishte edhe mbetje spitalore, për të cilat kryetarja e bashkisë i shpjegon si një rast sporadik.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat