Vjen sqarimi zyrtar i policisë dhe Prokurorisë për sulmin me armë ndaj gazetares

Shqipëria

Vjen sqarimi zyrtar i policisë dhe Prokurorisë për sulmin me armë ndaj gazetares

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:17
Klodiana Lala

Policia dhe prokuroria e Tiranës janë duke kryer hetime intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë, atë te sulmit me armë ndaj banesëa së prinderve te gazetares së njohur te kronikës së zezë, Klodiana Lala.

Vete gazetarja është shprehur me herët se ajo dhe familja e saj nuk kane konflikte personale me persona të tjerë ndaj gjithcka e lidh me detyrën e saj.

Policia thotë se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim te banesëa private rreth orës 3 të mëngjesit të 30 gushtit, por për efekt të zhurmave nga një dasëm aty pranë, familjarët kane kuptuar atë se cfarë kishte ndodhur rreth orës 6.40 të mengjesit kur kanë njoftuar edhe policinë

Edhe pse në banesë ndodheshin prindërit e gazetares Lala, dy fëmijët e saj, vëllai dhe dy miq të familjes, fatmirësisht nuk pati persona të lënduar edhe pse plumbat depërtuan brenda banesës.

Deklaratë e përbashkët e Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës

Në lidhje me veprimet e kryera për ngjarjen e ndodhur  në orët e para të mëngjesit të datës 30 Gusht 2018, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala, i ati i gazetares Klodiana Lala, informojmë se:
 
Në datë 30 gusht 2018, rreth orës 06.40 minuta, Policia e Tiranës u njoftua se në rrugën “Shkëndija”, fshati Bruk, Tiranë persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Arif Lala. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit. Për pasojë është dëmtuar fasada ballore dhe dera hyrëse e banesës. Në momentin e sulmit, në banesë ishin prindërit e gazetares, vëllai, dy fëmijët e gazetares dhe dy miq të afërm të familjes. Personat brenda banesës nuk kanë pësuar dëmtime.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm  hetimor  me ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga ana e grupit hetimor janë kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes si dhe janë kryer një sërë veprimesh me metoda speciale të hetimit për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po vijon me intensitet maksimal  veprimet hetimore dhe procedural, por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat