Sulmi me armë në banesën e prindërve, Myftiu i Tiranës solidarizohet me gazetaren Lala: Fjala është e para

Shqipëria

Sulmi me armë në banesën e prindërve, Myftiu i Tiranës solidarizohet me gazetaren Lala: Fjala është e para

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 18:52
Myftiu Gurra

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra solidarizohet me gazetaren e News24, Klodiana Lala, pas sulmit me armë në banesën e prindërve të saj. Në një postim në facebook, Myftiu Gurra shkruan se solidarizohet me të drejtën e fjalës, me sakrificën dhe kurajon e të gjithë gazetarëve të terrenit.

‘Me Klodin ! Me te drejten e fjales dhe te percjelljes se informacionit per publikun! Me fuqine e tyre per t’a bere shoqerine me te mireinformuar! Me sakrificen dhe kurajon e te gjithe gazetareve te terrenit, veçanerisht atyre te kronikes se zeze! FJALA ESHTE E PARA ! Solidar me ty, vajzat dhe prinderit e tu, Klod !’ shkruan Myftiu Gurra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat