Shtatori politik në Shqipëri, Ngjela paralajmëron: SHBA do të përdorë sërish forcën!

Shqipëria

Shtatori politik në Shqipëri, Ngjela paralajmëron: SHBA do të përdorë sërish forcën!

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 21:29
Ambasada Amerikane në Tiranë

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se politika amerikane duhet të ndërhyjë dhe të ushtrojë presion për krijimin një orë e më parë të institucioneve të reja të drejtësisë.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Ngjela nuk sheh ndonjë ndryshim të madh në shtator sa i takon qeverisjes dhe zhvillimeve politike.

Spartak Ngjela: Nuk mund të flitet për ndryshime politike, janë probleme që nuk zgjidhin gjë në Shqipëri. Qeverisja nuk ka akoma profil zhvillimi. Shqipëria nuk prodhon asgjë. Në funksion të reformës në drejtësi, kjo qeveri është në embargo.Perëndimi nuk i lëshon beneficet e tij në funksion të integrimit në BE nëse nuk eleminohet korrupsioni nga Shqipëria dhe ka të drejtë.Ky është konflikti i brendshëm i Shqipërisë. Është një botë europiane e zhvilluar si BE dhe politika gjermane që kërkon të ndërhyjë për ngritjen e nivelit dhe mospranimit të klasës politike të korruptuar që të tërhiqet nga qeverisja.Atëherë çfarë do të ndodhë? Antikorrupsioni në funksion të lëvizjeve ndërkombëtare ka marrë Kushtetutën. Ju ka marrë Kushtetutën të korruptuarve. E mori si e mori, natyrisht e dimë, me forcë. Tani duhet të vijë implementimi i ligjeve, shtatori do të jetë ky: Si do vazhdojë reforma në drejtësi?

Deri tani ka eleminuar ata gjyqtarë dhe prokurorë që kanë qenë në institucionet kryesore të emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe mirë kanë bërë. Por ndërkohë nuk po shohim mbushje. KLGJ dhe KLP janë në krizë për individë. Si do zgjidhet? Unë mendoj që do ta zgjidhin me forcë ndëkombëtarët. Përkatësisht politika amerikane duhet ta zgjidhë me forcë, cila është forca? Nuk janë armët por ato presionet politike. E kam parë në dy raste deri tani, në rastin e çadrës dhe rasti i futjes në parlament të 140 personave deputetë për votimin e Kushtetutës.Duhet të ecë ajo gjuhë, duhet të avancojë dhe për vazhdimine  kësaj reforme. Do ta bëjë apo jo politika amerikane dhe gjermane? Unë them se po. Kemi shenja që ka presion, opozita deklaroi sot se nuk e bojkon parlamentin. Presione të brendshme janë.Janë dy tablo të politikës. Një i drejtohet opinionit publik dhe një politikanëve. Ajo që i drejtohet opinionit është e hapur, ajo që i drejtohet politikanëve është e nëndheshme.Kemi shenja që nëndhe ata po e bëjnë presionin.

Korrupsioni shqiptar, shpresat i kishte tek Turqia

Sipas Ngjelës, korrupsioni politik në Shqipëri me në krye kryeministrin e shihte Turqinë si fole strehimi, sikundër ndodhi me ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

Ngjela: Ka një fenomen të ri në Ballkan, fenomeni turk. Korrupsioni shqiptar ka pasur shpresë tek Turqia. Edhe ish-prokurori i Përgjithshëm atje është strehuar , korrupsioni e donte për fole që të mos ekstradohej në rast se këtu fillonte procesi penal ndaj tyre. Por Turqia është në dekadencë. Mendohet se Edogani nuk e kalon dot dhjetorin. Të shohim, kjo i dëmton.Korrupsioni shqiptar kishte shpresë atje, sidomos kryeministri shqiptar. Por tani është pozicionuar si një vend të cilin po e godet politikisht politika amerikane. Çfarë do bëjë ky? Të shohim. Të presim shtatorin, tetorin, nëntorin. Por reforma në drejtësi do të vijojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat