53 anije tregtare dhe 138 tragete përpunohen në një muaj

Shqipëria

53 anije tregtare dhe 138 tragete përpunohen në një muaj

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 12:10
Durrës

Gjatë muajit gusht në portin më të madh të vendit janë përpunuar 53 anije tregtare dhe 138 tragete udhëtarësh.

Nga të dhënat operative të Qendrës së Informacionit në Autoritetin Portual Durrës (APD), mësohet se në kalatat e Terminalit perëndimor që nga fillimi i muajit gusht janë përpunuar 26 anije me mallra eksporti dhe importi.

Në Terminalin lindor janë përpunuar 13 anije të tjera, kryesisht me mallra rifuzo, ndërsa në Terminalin e specializuar janë përpunuar 14 anije me kontejnerë. /Atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat