Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, rikthehet në burg

Shqipëria

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, rikthehet në burg

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 20:59
Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika

Dashamir Xhika, ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është rikthyer sërish në burg. Xhika ishte lënë më parë nga gjykata në “arrest shtëpie”.

Policia njoftoi zyrtarisht se ka bërë shoqërimin e tij drejt burgut, pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kishte vendosur ta rikthente atë në burg, duke ndryshuar masën e sigurimit për të.

Dashamir Xhika, 47 vjeç, është në hetim i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Rasti për të cilën ai dyshohet është shpërdorimi i fondeve për rrugën Gjinar-Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat