“Qytetarë të Shkodrës dhe Shqipërisë ngrihuni”/ Thirrja e fortë për të rrëzuar qeverinë e Ramës

Shqipëria

“Qytetarë të Shkodrës dhe Shqipërisë ngrihuni”/ Thirrja e fortë për të rrëzuar qeverinë e Ramës

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 01:07
Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me situatën kriminale në qytetin e Shkodrës.

Berisha më tej u ka bërë thirrje qytetarëve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë të ngrihen dhe të përmbysin regjimin kriminal të Edi Ramës.

Në postim e tij Berisha shkruan  se në Shkodër, në tre javë më shumë vrasje dhe pengmarrje se në të gjithë Europën.

“Forca e krimit e bandave të narkopartisë të lidhura direkt me Noriegën ekzekutoi, plagosi dhe mori peng në tre jave qytetarë e biznesmene më shumë se sa në të gjithë Europën të marre së bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi bizesmenin e radhës, Arjan Ferracaku”- ka shkruar Berisha më tej.

Në përfundim të postimit të tij ish-kryeministri Berisha i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave.

Postimi i plotë

Ne Shkoder, ne tre jave me shume vrasje dhe pengmarrje se ne te gjithe Europen!

Te dashur miq, forca e krimit e bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Noriegen ekzekutoi, plagosi dhe mori peng ne tre jave qytetare e biznesmene me shume se sa ne te gjithe Europen te marre se bashku. Pas tre vrasjeve dhe dy pengmarrjeve, sot forca e krimit ekzekutoi biznismenin e radhes, Arjan Ferracaku.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes denoncoj situaten dramatike dhe sundimin e plote te bandave te Narkopartise te lidhura direkt me Edi Ramen dhe u bej thirrhe qytetareve te Shkodres dhe mbare Shqiperise te ngrihemi per te permbysur sa me pare Edvin Kristaq Ramen dhe regjimin e tij te krimit! Sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat