Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Shqipëria

Forumi në Dubrovnik, Bushati takon zyrtarin amerikan: Shqipëria, rol konstruktiv në rajon

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 10:32
Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer

Ministri shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati është takuar me zv.ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, gjatë punimeve të një forumi të zhvilluar në Dubrovnik.

Tema e forumit ishte “Forcimi i elasticitetit – Mesdheu, Europa dhe Ballkani Perëndimor”, në kuadër të të cilit morën pjesë edhe ministra të tjerë të Jashtëm të rajonit.

Gjatë takimit me Palmerin, Bushati vlerësoi ritmin e reformave të brendshme, duke u ndalur veçanërisht te zbatimi i Reformës në Drejtësi.

Ndër të tjera, Bushati vlerësoi rolin e pazëvendueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat