Përroi si landfill. Të gjitha mbetjet e Librazhdit vijojnë të derdhen në Shkumbin

Shqipëria

Përroi si landfill. Të gjitha mbetjet e Librazhdit vijojnë të derdhen në Shkumbin

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 19:45
Mbetjet e Librazhdit

Landfilli i Bashkisë së Librazhdit është improvizuar në shtratin e një përroi. Aty grumbullohen mbetjet urbane të bashkisë jashtë çdo kriteri mjedisor dhe fare pranë qytetit. Sa herë ka reshje, këto mbetje shkojnë drejt Lumit Shkumbin, duke bërë që situata të përkeqësohet edhe më tej.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, prej disa ditësh mbetjeve u është vënë flaka, duke bërë që tymi dhe ndotja të përfshijnë të gjithë Librazhdin.

“Ka 7 ditë që plehrat rrinë aty. U bë mjegull në lagje. U bënë fëmijët astmatikë”, thonë banorët.

Në përrua, Bashkia e Librazhdit ka grumbulluar mbetjet për vite me radhë. Kohët e fundit, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbetjet duhet të dërgohen në incineratorin e Elbasanit, por banorët kanë dyshime se një vendim i tillë nuk zbatohet dhe mbetjet vazhdojnë të hidhen në të njëjtin vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat