Rama mbledh Kryesinë e PS, piketon strategjinë e përballjes me opozitën në parlament - Bota Sot
Rama mbledh Kryesinë e PS, piketon strategjinë e përballjes me opozitën në parlament

Shqipëria

Rama mbledh Kryesinë e PS, piketon strategjinë e përballjes me opozitën në parlament

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:45
Edi Rama

Kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, do të mbledh Kryesinë e Partisë Socialiste paraditen e sotme për të rakorduar veprimet politike në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit që do të hapet sot në orën 17:00.

Sipas burimeve mediatike, Kryesia do të marrë vendim për datën kur do të thirret Asambleja e PS-së, të zyrtarizojë një datë që ishte parashikuar si 7 shtatori në mbledhjen e fundit të qeverisë që u zhvillua në Vlorë.

Në mbledhje do të diskutohet strategjia e socialistëve për sesionin e ri parlamentar në kushtet kur qeveria gjendet përballë akuzave të forta të opozitës, të cilësuara prej kësaj të fundit si skandale të bashkëpunimit të qeverisë me krimin.

Po ashtu, pritet të ngrihet një grup strategjik për të organizuar zgjehdjet lokale i drejtuar nga deputetja Blerina Gjylameti. Dhe em anëatrë Bledi Çuçin dhe Taulant Ballën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...