Meta bashkëbisedon me ndjekësit në Facebook: Kam bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në gusht - Bota Sot
Meta bashkëbisedon me ndjekësit në Facebook: Kam bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në gusht

Shqipëria

Meta bashkëbisedon me ndjekësit në Facebook: Kam bërë 500 km ecje nëpër male vetëm në gusht

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 09:46
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka shuar kureshtjen e njekësve të tij në rrjetet sociale për vizitat e shumta në zonat malore duke promvuar bukuritë e rralla të natyrës shqiptare.

Në përgjigje të një komentuesi, i cili i thotë se nëse dikush e siguron Presidentin në këto  ngjitje nëpër male, Kreu i Shtetit i shpjegon se guida e cila i shoqëron ate dhe të tjerë, është shumë i specializuar. Ai shton gjithashtu se unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje.

Ja shenimi i plotë i Presidentit në facebook duke ju përgjigjur komentuesit:
 
I dashur Astrit! Duke ju falenderuar për pyetjen dua t'ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e "Outdoor Kosova", një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t'i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje. Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale. Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t'i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...