Situatë e rëndë kriminale veçanërisht në Shkodër, ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura - Bota Sot
Situatë e rëndë kriminale veçanërisht në Shkodër, ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura

Shqipëria

Situatë e rëndë kriminale veçanërisht në Shkodër, ja pse kjo qeveri i ka duart e lidhura

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:27
Kryetari i LSI, Petrit Vasili

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, ka dhënë një deklaratë për mediat sot në përfundim të mbledhjes së Grupit parlamentar, i cili ka marrë disa vendime në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar; sipas Vasilit, ato reflektojnë situatën shumë të rëndë politiko ekonomiko shoqërore me të cilën përballet vendi, për shkak të një fajtori të vetëm: qeverisë që drejton dhe kryeministrit si ideatorët, fajtorët dhe përgjegjësit e vetëm.

"Shqipëria përballet me një situatë të krimit nga më të rëndat ndonjëherë, " tha Vasili, -  në veçanti, Shkodra po përballet në mënyrë të përditshme me krime të njëpasnjëshme, krime që kanë nxjerrë qartë në pah një shtet që e ka të pamundur të veprojë, i ka duart e lidhura. Arsyeja është e thjeshtë dhe e qartë, se ka qënë përdorues dhe njësh me kriminelët në të gjitha momentet e qeverisjes apo në momentet e marrjes së pushtetit siç janë zgjedhjet dhe për këtë arsye janë kriminelët që drejtojnë edhe në komisariatet e Shkodrës.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...