Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun - Bota Sot
Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun

Shqipëria

Bushati në Izrael, diskuton sigurinë me Netanyahun

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 11:34
Ditmir Bushati dhe Benjamin Netanyahu.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati zhvilloi një takim me kryeministrin, njëherësh ministrin e Jashtëm të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit u ndalen në çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, zhvillimet në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Ballkanit, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja kibernetike. Ministri Bushati e njohu kryeministrin Netanyahu me zhvillimet në rajon dhe me rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti.

Nga ana e tij, Kryeministri Netanyahu vlerësoi qasjen e Shqipërisë ndaj sfidave të sigurisë në rajon dhe më tej, si dhe shprehu interesin e Izraelit për të forcuar më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Ministri Bushati dhe Kryeministri Netanyahu diskutuan gjithashtu për mundësinë e bashkëpunimit në fusha me interes reciprok si inovacioni, ekonomia, arsimi, kultura. Gjatë vizitës së tij në Izrael, Ministri Bushati do të zhvillojë disa takime bilaterale, si me Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin për Bashkëpunimin Rajonal, Lideren e opozitës, Drejtuesit e Komitetit Amerikano-Hebre dhe Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...