Nuk do të ketë qetësi në sesionin e ri parlamentar, ja vendimet që mori LSI…

Shqipëria

Nuk do të ketë qetësi në sesionin e ri parlamentar, ja vendimet që mori LSI…

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:38
Petrit Vasili

Paralelisht me PS-në edhe PD dhe LSI kanë mbledhur grupet e tyre parlamentare. LSI-ja doli me një deklaratë të fortë për shtyp duke paralajmëruar shumëcka lidhur me qëndrimin që do të mbajë në sesionin e ri parlamentar. Kryetari i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili foli për një “qeverisje aventuriere dhe hajdutësh”.

Vasili tha se LSI-ja në Kuvend do të ketë “tolerancë zero ndaj hajdutërisë dhe kriminelëve shtetërorë që kanë uzurpuar vendin”.

Ai paralajmqëroi se parlamenti do të jetë një barrikadë e pakapërcyeshme dhe se përballja parlamentare e kësaj force politike fillimisht do të fokusohet tek dekreti i Presidentit Meta për kthimin për rishqyrtim të ligjit për Teatrin dhe dekreti tjetër për ligjin për lojërat e fatit.

Ndërkohë, në orën 12:00, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të thërrasë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të diskutuar punën dhe kalendarin 3 javor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat