Mazhoranca kërkon shtyrje për ligjin e Teatrit, opozita paralajmëron trazira - Bota Sot
Mazhoranca kërkon shtyrje për ligjin e Teatrit, opozita paralajmëron trazira

Shqipëria

Mazhoranca kërkon shtyrje për ligjin e Teatrit, opozita paralajmëron trazira

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:59
Manja, Spaho, Vasili

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve opozita dhe mazhoranca u përplasën sërish për teatrin.

PS ka kërkuar shtyrjen e diskutimit për ligjin e teatrit të ri ligj që është rikthyer nga presidenti për diskutim.

“Një ndër pr/ligjet e rëndësishme që përbën dhe sensibilitet është dhe dekreti i presidentit. Meqë është depozituar gjatë kohës që kuvendi ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese,  që ky dekret të mos jetë në datën 13 shtator por atë të datës 20 pasi komisioni, përgjegjës ka nevojë për kohë për të hartuar relacionin përgjegjës. Këtë vendosi sot konferenca e kryetarëve", tha Ulsi Manja.

Nga ana tjetër nënkryetari demokrat Edmond Spaho paralajmëroi se në rast kalimi të ligjit do të ketë paqëndrueshmëri në vend.

“Urova që mazhoranca të ketë kurajon të sjellin ligjin në Kuvend, të miratojë dekretin dhe të rrëzojë ligjin. Nëse nuk e kanë këtë vullnet, të kenë parasysh që siç tha Basha, me veprimet e tyre do ta çojnë vendin në një situatë ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor i raporteve mes mazhorancës dhe opozitës”, theksoi Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...