Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Qeveria po rishikon buxhetin sepse mungojnë 86 mln dollarë…

Shqipëria

Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Qeveria po rishikon buxhetin sepse mungojnë 86 mln dollarë…

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 13:44
Jorida Tabaku

Pas raportimit te ministrit te Financave, Arben Ahmetaj, ne komisionin e Ekonomise per aktin normativ te buxhetit 2018, deputetja demokrate Jorida Tabaku thote se ekonomia është përkeqësuar, mungojnë investimet e huaja, dhe se borxhi është rritur. Tabaku llogarit se 60 % e investimeve të huaja, per te cilat foli Ahmetaj, është nga TAP, investim i trashëguar nga PD.

Tabaku tregoi të dhënat zyrtare për situaten e ekonomisë.

Sipas saj, nga janari në gusht janë mbyllur 9260 biznese ose 33 biznese në ditë. Tabaku thotë se qeveria po e rishikon buxhetin, sepse mungojnë 86 milionë dollarë, ndërsa borxhi publik është rritur ndjeshëm. “Duke llogaritur edhe PPP, borxhi është 83% apo 20% më i lartë sesa kur PS mori qeverinë”, thote ajo. Tabaku vë në dukje se arritja e vetme e qeverisë është rekordi i saj si qeveria e vetme në Europë ku kredia për bizneset bie, por lejet e ndërtimi rriten, duke dëshmuar se ekonomia pastron para te pista

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat