A do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin? Gramoz Ruçi e thotë troç!

Shqipëria

A do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin? Gramoz Ruçi e thotë troç!

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:07
Protesta

Çështja e Teatrit është risjellë sërish në fokus, pas një shkëputje që mori klasa politike, duke u lënë pezull si çështje. Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i është përgjigjur lidhur me dekretin e presidentit për Teatrin Kombëtar, pasi në korrik të këtij viti e ktheu edhe një herë për votim në parlament.

I pyetur nëse do ta rrëzojë shumica dekretin e Presidentit për Teatrin Kombëtar më datë 20 shtator, kur u shty në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve një ditë më parë, Ruçi u shpreh i rezervuar. Ai kërkoi që të mos i drejtohen me pyetje të kësaj lloj natyre, pasi është kryetar i Kuvendit.

“Unë nuk e di, sepse nuk jam si përfaqësues i mazhorancës, por i Kuvendit. Duhet të më kurseni këto pyetje që mi keni bërë edhe herë tjetër. Përfaqësoj mazhorancën, por jam kryetar i Kuvendit. Le të presim lidhur me interesimin e pyetjes tuaj për datën përkatëse se kur do të miratohet vendimi”, u shpreh Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat