Ambasadorja gjermane provon makinat që i bëri dhuratë policisë kufitare

Shqipëria

Ambasadorja gjermane provon makinat që i bëri dhuratë policisë kufitare

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 16:05
Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne Schutz

Policia Federale Gjermane i dhuron 10 automjete me vlerë 127 mijë Euro,  Policisë Kufitare   për shërbimet e mbikëqyrjes së kufirit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u  zhvillua  ceremonia e dorëzimit të automjeteve të dhuruara.

Ambasadorja Gjermane në Shqipëri, Zj.Susanne Schutz e pranishme në ceremoninë e dhurimit e cilësoi bashkëpunimin me  Policinë e Shtetit si të shkëlqyer, dhe premtoi se edhe në të ardhmen Policia dhe qeveria gjermane do të  mbështesin Policinë e Shtetit qoftë në asistencë teknike ashtu edhe në atë logjistike  si dhe inkurajoi Drejtorin Veliu për forcimin e mëtjeshëm të këtij bashkëpunimi në të ardhmen.

 Qeveria Federale i jep një kontribut tjetër shumë  të rëndësishëm  në forcimin e ruajtjes së  kufirit  përmes Policisë kufitare  Shqiptare , duke rritur njëkohësisht  edhe sigurinë e kufijve të Evropës. Përmes vizitave të shpeshta  në stacionet e policisë  kufitare por  edhe në të ashtëquajturin kufi të gjelbër, veçanërisht  atë me  Greqinë, kemi përftuar një panoramë  shumë të mirë rreth gjendjes në kufirin Shqiptar, por njëkohësisht edhe rreth  domosdoshmërisë,  i një baze më të mirë materiale  në funksion të realizimit  të një veprimtarie me  kaq shumë  përgjegjësi, gjë që është edhe në interesin gjerman dhe  evropian. Ne  do të vazhdojmë të angazhohemi edhe në të ardhmen  për mbështetjen materiale  të Policisë Shqiptare të Kufirit, përmes qeverisë Federale.

E vlerësojmë dhe  e çmojmë shumë të rëndësishëm  këtë mbështetje qoftë në asistencë profesionale ashtu edhe me ndihmë logjistike dhe teknike. Gjej rastin të konfirmoj  se në këtë drejtim  shteti gjerman ka dhënë një  kontribut të çmuar  ndër vite. Është fakt tashmë që marrdhëniet e bashkëpunimit  me autoritetet ligjzbatuese gjarmane dhe sidomos me policinë gjermane,  janë të shkëlqyera. Sot po na dhurohen 10 mjete,  me nje vlerë 127 mijë euro, të cilat janë të destinuara për mbikqyerjen  në kufirin tokësor, ndërkohë , që në Janar të vitit 2017, u dhuruan dhe 5 automjete të tjera  me vlerë 80 mijë euro. Tashmë  bashkëpunimi midis policive tona është konkret dhe aq më tepër operacinal, përmend këtu  realizimin e operacionit të përbashkët  me vendet e rajonit  “Drino 2018”, ku nëpërmjet Agjensisë  për Bashkëpunimin Ndërkombëtar  GIZ,  qendra Federale  Gjermane bashkëfinancoi zhvillimin e këtij operacioni. Ne po punojmë sëbashku për më shumë siguri dhe për më tepër po unifikojmë veprimet tona  për të realizuar objektivat  në luftën kundër paligjshmërisë. 

Ndaj e vlerësoj  dhe e konsideroj shumë të rëndësishme  këtë ndihmë  pasi është një kontribut i drejtëpërdrejtë  në forcimin e kapaciteteve të policisë kufitare  për mbikqyerjen e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat