“U dëmtuam me 4.4 mld euro”; Shoqata e pronarëve kundërshtoi ligjin e pronave në Kushtetuese

Shqipëria

“U dëmtuam me 4.4 mld euro”; Shoqata e pronarëve kundërshtoi ligjin e pronave në Kushtetuese

Më: 5 shtator 2018 Në ora: 16:48
Ligji 133 i qeverisë Rama për vlerësimin dhe kompensimin e pronave, jo vetëm që nuk e zgjidhi këtë ngërç, por duket se e ka thelluar më tej.

Çështja e pronave në Shqipëri vazhdon të mbetet një “minë” ende e pashpërthyer për financat e shtetit shqiptar.

Ligji 133 i qeverisë Rama për vlerësimin dhe kompensimin e pronave, jo vetëm që nuk e zgjidhi këtë ngërç, por duket se e ka thelluar më tej.

Këtë fakt e vërtetojnë çështjet që presin të shqyrtohen në Gjykatën Kushtetuese, nga shoqata pronësi me drejtësi, e cila ka depozituar 5 çështje të cilat presin të shqyrtohen për shkak se gjykata nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Por perse është ankimuar ligji i ri për pronat dhe në mënyrë të veçantë pika 6 e këtij ligji që përcakton mënyrën e vlerësimit

“Sipas skemës së përllogaritur në bazë të ligjit të qeverisë, agjencia e trajtimit të pronave ka konkluduar se shteti shqiptar u detyrohet pronarëve një vlerë kompensimi prej 629 milionë euro.

Ndërkohë që sipas çmimeve të vitit 2016, kjo vlerë është 9 herë më e vogël, pasi vlera reale përllogaritet në 4.9 miliardë euro, shprehet Myrshit Vorbsi.

Ndërkohë që pronarët shqiptarë presin plotësimin e kuorumit të Gjykatës Kushtetuese, Gjykata e Strasburgut e ka dhënë sinjalin e parë që skema e qeverisë Rama per kompensimin e pronarëve nuk është e drejtë.

“Në çështjen Sharra kundër shtetit shqiptar gjykata e Strasburgut ka vendosur të mos pranojë mënyrën e kompensimit të vendosur nga qeveria shqiptare. Strasburgu i thotë qeverisë që pronarët duhet të kompensohen me vlerën reale që ka toka dhe jo me vlerën që ka patur ne kohen kur është shpronësuar”, thotë Myrshit Vorbsi.

Por sipas Vorbsit kjo përpjekje e shtetit shqiptar për të ulur në maksimum vlerën e kompensimet për pronaret i ka dhënë disa efekte.

“Ata që nuk e kane ankimuar vendimin e agjensisë brenda 30 ditë e humbin të drejtën e ankimit dhe të përfitimit edhe nëse nesër qofte Gjykata Kushtetuese apo edhe ajo Strasburgut shfuqizon ligjin në fjalë”, tha Vorbsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat