E ekzekutuan me breshëri automatiku, ky është I riu që ndihmoi policinë për gjetjen e drogës - Bota Sot
E ekzekutuan me breshëri automatiku, ky është I riu që ndihmoi policinë për gjetjen e drogës

Shqipëria

E mërkurë, 14 nëntor 2018

E ekzekutuan me breshëri automatiku, ky është I riu që ndihmoi policinë për gjetjen e drogës

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 20:48
Alket Muhaj

Alket Muhaj është gjetur këtë mëngjes me disa plumba në trup e kokë, një ekzekutim që mendohet të ketë ardhur për shkak se 43 vjeçari kishte ndihmuar në një rast policinë, duke treguar për disa parcela kanabisi në Memaliaj.

Policia nuk e ka bërë njoftimin për ekzekutimin e tij, por është “kujtuar” rreth 12 orë më vonë për të dhënë variantin zyrtar.

Mësohet se disa kohë më parë Muahj kishte lajmëruar autoritetet e Tiranës për parcelat. 43 vjeçari nuk ka patur besim tek strukturat locale. Policia në Tiranë ka qenë ajo që ka lajmëruar rastin për autoritetet locale, të cilat pas operacionit gjetën dhe asgjësuan rreth 8 parcela me 4800 bimë kanabis.

Kjo ngjarje mendohet të jetë dhe shkaku se përse I riu është qëlluar për vdekje, fare pranë banesës së tij në fshatin Rabije.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test