Vrasja në Memaliaj, Shehu: Informatori i policisë u ekzekutua me snajper

Shqipëria

Vrasja në Memaliaj, Shehu: Informatori i policisë u ekzekutua me snajper

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 21:18
Tritan Shehu

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se vrasja në fshatin Rabije të Memaliajt është kryer me snajper nga një “dorë profesionale”.

Përmes një postimin në rrjetin social “Facebook”, tha se në vend që Alket Muhaj të merrte mbrojtjen e nevojshme nga policia, ai u “dorëzua”.

Si Deputet i Qarkut te Gjirokastres jam i shokuar nga vrasja makabre ne Rabije te Memaliajt e shkaqet e saj, qe tashme i gjen kudo te publikuara.
Nje vrasje kjo e parapregatitur, e organizuar dhe e realizuar me snajper nga nje dore “profesionale”.
Ky makabritet tregon se jeta e cdo qytetari, e cdo kujt qe perpiqet t’i kundervihet sado pak kriminalitetit, eshte ne rrezik!
Alket Muhaj, sipas te gjitha burimeve, ka denoncuar ne Polici mbjelljen e Kanabisit e perfshirjen ne kete veper kriminale edhe te punonjesve te saj.
Ne vend qe te merte mbrojtjen e domosdoshme nga Policia, ai ju “dorezua” vdekjes.
Ky krim therret: “Shteti ka rene perfundimisht”! 
Ngushellimet me te sinqerta familjes, bashkefshatareve te tij, duke i garantuar per vendosmerine dhe qendresen ne luften me drogen, krimin, antishtetin, per te rivendosur te drejten, ligjin e vlerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat