Kush është deputeti i përjashtuar “Live” nga Rama

Shqipëria

Kush është deputeti i përjashtuar “Live” nga Rama

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 13:23
Gjetan Gjetani

Gjetan Gjetani është deputeti i përjashtuar nga kreu i PS Edi Rama gjatë fjalës së tij në asamblenë kombëtare të PS.

Gjetan Gjetani është një nga 140 deputetët e Kuvendit, dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017, teksa ishte në listën e PS për zonën e Kurbinit.

Si ish-punonjës policie, emri i tij është lakuar nga PD si i përfshirë në korrupsion, e po sipas opozitës ai rezulton të jetë i dënuar në Itali dhe ka mashtruar në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

E në tetor të vitit të kaluar Partia Demokratike kërkoi verifikimin nga Prokuroria dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të të dhënave të deklaruara për dekriminalizimin për dy deputetë, njëri prej të cilëve Gjetan Gjetani i Partisë Socialiste, zgjedhur në Lezhë.

Ky i fundit asokohe në një intervistë për Top Channel mohonte akuzat e PD, duek theksuar se ai nuk kishte qenë kurrë në Itali.

Ndërkohë në faqen e Partisë Socialiste për të jepet vetëm jetëshkrimi: Gjetan Gjetani, lindur dhe banues në Milot, rrethi Kurbin, më 02.04.1982. Ai ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Nga periudha 16.08.2004 – 31.03.2008 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në Komisariatin Lezhë. Nga periudha 06.06.2008 – 21.07.2009 ka ushtuar detyrën e punonjësit të policisë në IEVP Lezhë. Nga periudha 01.07.2011 – 04.11.2013 ka ushtuar profesionin e avokatit në Dhomën e Avokatisë Lezhë. Nga periudha 05.11.2013 dhe në vazhdim është në detyrën e përgjegjësit të ZVRPP Kurbin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat