Perjashtimi i Gjetanit, reagon Ndocaj: Rama nuk pranon të ndershëm në tepsinë e krimit të organizuar

Shqipëria

Perjashtimi i Gjetanit, reagon Ndocaj: Rama nuk pranon të ndershëm në tepsinë e krimit të organizuar

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 14:24
Eduart Ndocaj

Pas vendimit të Edi Ramës për përjashtimin e deputetit të Kurbinit nga Grupi Parlamentar i partisë së tij vetëm se kërkoi që të protestohet për situaten e krimit në vend ka reaguar edhe Kryetari PBDKSH Eduart Ndocaj

Në një njoftim për mediat ai shkruan se “të mendosh se në Shqipërinë e 2018-s, një deputet, përjashtohet vetëm e vetëm se ngre zërin në mbrojtje të interesave të komunitetit që ai përfaqëson, është sa e trishtueshme, aq dhe alarmante për standardin e vlerave të demokracisë”.

Ja njoftimi i plotë për mediat:

KRYETRAFIKANTI EDI RAMA S'PRANON DEPUTET TE NDERSHM NE TAPSIN E TIJE TE KRIMIT ORGANIZUAR .

Kryeministri, përmes një shoë mediatik, përjashtoi nga radhët e grupit parlamentar, deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili, ndryshe nga servili Pjerin Ndreu, nuk bëri "lojën" e Ramës, por me të drejtën që i kanë dhënë qytetarët përmes mandatit, ngriti shqetësimin e kriminalitetit në zonën e tij.

Kjo tregon se sa shumë e "lufton" krimin Edi Rama, i cili ka kurajon të përjashtojë edha ata pak deputetë që nuk i bythëlëpihen atij, siç është Gjetan Gjetani.

Të mendosh se në Shqipërinë e 2018-s, një deputet, përjashtohet vetëm e vetëm se ngre zërin në mbrojtje të interesave të komunitetit që ai përfaqëson, është sa e trishtueshme, aq dhe alarmante për standardin e vlerave të demokracisë si dhe për perspektivën europiane të proceve integruese, në të cilat vendi ynë rropatet prej më shumë se dy dekadash nga politikanë të lidhur me mafian dhe krimin në vend.

Shqipëria është në rrezik të madh, ndaj është detyra jonë të ngrihemi dhe të largojmë sa më parë këtë shpurë qeverisëse dhe të rikthejmë besimin e shqiptarëve në aspiratën e kahmotshme për integrim në familjen e vlerave të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat