Tentoi të kalojë drejt Italisë kamionin me drogë, vlonjati arrestohet pas një viti

Shqipëria

Tentoi të kalojë drejt Italisë kamionin me drogë, vlonjati arrestohet pas një viti

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 15:21
Ilustrim

Policia e Vlorës vuri në pranga një 26-vjeçar i akuzuar për trafik droge.

Albano Rakipi, banues në Vlorë, tentoi të kalonte me një automjet tip kamion-trailer, një sasi prej 425 kilogramëve kanabis në portin e Durrësit, në ngjarjen e 29 janarit 2017.

“Më datë 06.09.2018, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimeve Policore të Specializuara pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni ku si rezultat është arritur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim si autorë i dyshuar në lidhje me ngjarjen e mëposhtme:

Më datë 29.01.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në mjetin Kamion-Trailer me targë AA 8220S/AD801, në pronësi të firmës së tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi prej 425 kilogramë e 650 gramë, lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa”, njofton policia.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin Nr.79, datë 22.03.2018, i ka caktuar shtetasit Albano Rakipi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Trafiku i Narkotikëve", kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, parashikuar nga nenet 283/a/2, 25 dhe 22 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat