Vrasjet e pazbardhura, Marku- prokurorëve: Sillni emrat, autorët të kapen sa më parë!

Shqipëria

Vrasjet e pazbardhura, Marku- prokurorëve: Sillni emrat, autorët të kapen sa më parë!

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:32
Marku- prokurorëve: Sillni emrat, autorët të kapen sa më parë!

Vrasjet e shumta të regjistruara kohët e fundit në Shqipëri kanë sjellë dhe reagimin e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, e cila ka udhëzuar drejtuesit në rrethe që brenda muajit të sjellin listat e personave në kërkim.

Udhëimet u dhanë gjatë një takimi me drejtuesit e prokurorive në të gjitha rrethet e vendit. Marku u shpreh se është e nevojshme që prokuroria të bashkëpunojë ngushtë me policinë në mënyrë që të arrihet sa më parë në zbardhjen e krimeve që kanë mbetur pa autor, siç janë dhe ato të ndodhur në Shkodër kohët e fundit.

Gjatë mbledhjes Arta Marku u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive se kanë detyrim ligjor që të raportojnë mbi gjëndjen e kriminalitetit çdo dy muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat