Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

Shqipëria

Vrasja e 43-vjeçarit në Memaliaj, arrestohen dy autorët e dyshuar

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 22:17
Memaliaj

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin Hetem Muho dhe 20-vjeçarin Dino Muho për vrasjen e një 43-vjeçari në rrugën që lidh dy fshatra, Gllavë dhe Rabiaj, në Memaliaj.

Babë e bir dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vrarë me armë zjarri Alket Muhon.

Në media u fol se viktima ishte informator i policisë dhe denonconte parcelat me kanabis, por policia thotë se “dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjnës së autorëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat