Parashikimi i motit: Priten reshje shiu në të gjithë vendin

Shqipëria

Parashikimi i motit: Priten reshje shiu në të gjithë vendin

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

E shtunë, 8 shtator: Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu në orët e para të mëngjesit, kryesisht në Ultësirën Perëndimore.

Në mesditë reshjet do të shtrihen thuajse në të gjithë vendin.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin Jon.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore  11/25°C

Zonat e ulëta 15/28°C

Zonat bregdetare 17/28°C

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat