Qytetarët ankohen për çmimet: Nuk i përballojmë dot librat

Shqipëria

Qytetarët ankohen për çmimet: Nuk i përballojmë dot librat

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 22:14

Qytetarët ankohen për çmimet e librave, që edhe këtë vit janë rritur me pothuajse 30% më shumë se një vit më parë, kjo rritje sipas ministrisë së Arsimit, është bërë për arsye të cilësisë së përmirësuar të teksteve por për shumicën e qytetarëve është e papërballueshme.

Të pyetur nga televizioni SCAN ata shprehen se janë të detyruar ti blejnë edhe pse çmimi i paketave arrin deri në 7 mijë lekë.

Ajo që vihet re këtë vit është se nuk ka mungesa në tekste shkollor, nxënësit kanë mundësi ti gjejnë të gjitha librat pranë pikave të autorizuara për shpërndarjen.

Sipas çmimeve të afishuara edhe në shkolla, paketa e librave për shkollat 9 vjeçare shkon nga 2500 lekë për klasat e 5-ta, deri në 6200 lekë për ato të 9-ta.

Ndërsa për nxënësit në gjimnaze, çmimi i paketës së librave shkollor arrin deri në 7 mijë lekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat