Gjendet pa jetë në kanal, vështirë identifikimi

Shqipëria

Gjendet pa jetë në kanal, vështirë identifikimi

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 10:10
Ilustrim

Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një trupi të pajetë, që është gjetur në një kanal. Burimet zyrtare thonë se trupi është gjetur një ditë më parë në fshatin Gjoc, në Kavajë. Viktima është mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.

“Më datë 09.09.2018, rreth orës 14:20, në fshatin Gjoc në Kavajë, në një kanal, është gjetur një trup i pajetë i gjinisë mashkull, rreth moshës 60-70 vjeç, i cili nga kqyrjet paraprake nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup, apo dëmtime të tjera.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e trupit të pajetë. Trupi i pajetë ka këto karakteristika fizike, është rreth 1.70 m i gjatë, me flokë të thinjura dhe në momentin e konstatimit kishte të veshur një këmishë me mëngë të shkurtra ngjyrë e bardhë me vija blu dhe të kuqe, pantallona ngjyrë blu e errët, si dhe në dorë mbante një orë me fushë të bardhë me mbishkrimin “Quartz-Woke”.

Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm, është i lutur të telefonoj në numrin pa pagesë 112, ose në numrin e Sallës Operative 0694110202″.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat