Dhunuan dy italianë, dënohen me burg 3 të rinjtë shqiptarë - Bota Sot
Dhunuan dy italianë, dënohen me burg 3 të rinjtë shqiptarë

Shqipëria

Dhunuan dy italianë, dënohen me burg 3 të rinjtë shqiptarë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Tre djem shqiptarë u shpallën fajtorë për sulmin ndaj dy të miturve italianë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 4 mars në Piazza Nettuno të Bolonjës.

Bëhet fjalë për tre shqiptarë, një 19-vjeçar dhe dy nga 18. Mësohet se 19-vjeçari u dënua me 8 vite burg, ndërsa dy të tjerët iu caktuan nga 5 vite, shkruan ‘Ansa’. Ndërkohë, për ta ishte kërkuar dënimi me 12, 11 dhe 10 vjet burg.

Avokatët mbrojtës, Lucio Strazziari, Roberto D’Errico dhe Fabio Pancaldi do të apelojnë vendimin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat