Debati për kufijtë, Ruçi: Politika në Kosovë duhet të jetë në unison - Bota Sot
Debati për kufijtë, Ruçi: Politika në Kosovë duhet të jetë në unison

Shqipëria

Debati për kufijtë, Ruçi: Politika në Kosovë duhet të jetë në unison

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:44
Gramoz Ruçi

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka bërë apel forcave politike të Kosovës që të jenë unike në raport me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.  Gjatë një konferencë për shtyp me homologun e tij të Kosovës, Kadri Veseli, Ruçi tha:  “Po ndjekim zhvillimet e fundit. Dialogu është mekanizmi më i efektshëm për një zgjidhje të qëndrueshme që do të garantojë zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe mbi të gjitha njohjen e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Serbisë përmes një dokumenti ligjërisht të detyrueshëm siç përcaktohet në strategjinë e BE. Ne inkurajojmë aktorët e përfshirë që kjo zgjidhje të jetë e drejtë, e pranueshme,  afatgjatë dhe në interes të Kosovës dhe gjithë rajonit.

Edhe diskutimet në këtë fazë finale duhet të rikonfirmojnë arritjen e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshem që respekton tërësinë territoriale, karakterin multietnik dhe fetar, siç parashikohet në kushtetutën e Kosovës. Kjo është rruga e vetme për vendosjen e raporteve të reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe stabilitetin në rajon.

Mesazhi im është që në këtë situatë aktorët dhe faktorët politike, të gjitha forcat politike të jenë unike, duhet të jetë unitet qendrimi dhe veprimi, sepse ka shumë çështje që i ndajnë, por këtu bëhet fjalë për sovranitetin, shtetin, forcimin e shtetit dhe paqen jo vetëm ne Kosovë por gjithë rajonin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...