Basha: Jeta e Azemit duhet të na frymëzojë. Shteti i lidhur me krimin, pengesë për në Evropë

Shqipëria

Basha: Jeta e Azemit duhet të na frymëzojë. Shteti i lidhur me krimin, pengesë për në Evropë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:59
Lulzim Basha në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në ceremoninë përkujtimore të 20-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit se, “sot, më shumë se kurrë, jeta e shkurtër por e plotë e Azemit, duhet të na frymëzojë”.

“Na bën të reflektojmë për të keqen që i vjen shoqërisë dhe kombit kur krimi dhe qeverisja bëhen një. Shteti i lidhur me krimin është pengesa për ëndrrën e Azem Hajdarit, për Shqipërinë si gjithë Europa”, theksoi Basha nga memoriali i Azem Hajdarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat