'Opozita, axhendë surprizë për Ramën, Vetingu i politikanëve dhe lufta ndaj krimit, emergjencë kombëtare'

Shqipëria

'Opozita, axhendë surprizë për Ramën, Vetingu i politikanëve dhe lufta ndaj krimit, emergjencë kombëtare'

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:04
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi k

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim me gazetarët menjëherë pas përfundimit të tryezës së jashtëzakonshme të opozitës së bashkuar që u zhvillua në Durrës.

Zonja Kryemadhi tha se Vettingu ndaj politikanëve ndan krimin nga politika.

Gjithë opozita po konsolidohet më shumë, parti të tjera po I shtohen frontit kombëtar opozitar.

Aksioni opozitar është I qartë dhe nuk do ndalet.

Do presim nëse Edi Rama do jetë pro apo kundër vettingut.

Axhenda e opoitës do jetë shumë active.

Në përgjigje të komenteve të kreut të grupit parlamentar socialist ndaj draftit të opozitës, Kryemadhi u shpreh se “ Tojota Yaris nuk ishte e opozitës por e Ballës. Opozita nuk ka frikë nga vetingu por ata që merren me tojota yaris”.

Më tej ajo tha se Çlirimi nga krimi është emergjencë kombëtare. Parlamenti është I grabitur nga bandat.

Kryemadhi u shpreh se Opozita do ketë një axhendë surprizuese jo vetëm për qeverinë e Ramës por edhe për ju gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat