Lulzim Basha nis sot vizitën në Maqedoni, ja çfarë pritet - Bota Sot
Lulzim Basha nis sot vizitën në Maqedoni, ja çfarë pritet

Shqipëria

Lulzim Basha nis sot vizitën në Maqedoni, ja çfarë pritet

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:56
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur sot një vizitë në Maqedoni, ku pritet të ketë takime me liderët e të gjithë spektrit politik shqiptar në Maqedoni.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se temë kryesore e bisedimeve pritet të jetë referendumi për çështjen e emrit dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

“Zhvillimet në rajon dhe çështje të interesit kombëtar pritet të jenë gjithashtu në fokus të bisedimeve dhe bashkërendimit të qëndrimeve mes liderit të opozitës dhe faktorit politik shqiptar në Maqedoni”, thonë burimet nga PD.

Kujtojmë që Maqedonia mban më 30 shtator një referendum popullor që mund t’i hapë rrugë emrit Maqedonia e Veriut, çka pritet të anëtarësojë vendin në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...