Basha: Kukulla e krimit, Edi Rama mbylli 133 shkolla - Bota Sot
Basha: Kukulla e krimit, Edi Rama mbylli 133 shkolla

Shqipëria

E martë, 23 tetor 2018

Basha: Kukulla e krimit, Edi Rama mbylli 133 shkolla

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:54
Postimi nga Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në Twitter se “kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës”.

“Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkroi Basha në rrjetin social.

Reagimi i Bashës erdhi pas një statusi të Ramës në Twitter.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë”, shkroi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test