Basha zbulon si dhe kush do ta bëjë vetting-un - Bota Sot
Basha zbulon si dhe kush do ta bëjë vetting-un

Shqipëria

E hënë, 22 tetor 2018

Basha zbulon si dhe kush do ta bëjë vetting-un

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:35
Pamje nga video

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se si dhe kush do ta bëjë vetting-un e politikanëve.

Sipas Bashës, së pari, vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.

Së dyti, struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.

Së treti, vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.

Së katërti, vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.

Së pesti, Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test