Spiropali: PD-ja kërkon të sjellë thashethemet përpara një komisioni të përbashkët - Bota Sot
Spiropali: PD-ja kërkon të sjellë thashethemet përpara një komisioni të përbashkët

Shqipëria

E mërkurë, 24 tetor 2018

Spiropali: PD-ja kërkon të sjellë thashethemet përpara një komisioni të përbashkët

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 22:33
Elisa Spiropali

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, në emisionin “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, e cilësoi nismë dhe jo projektligj atë që ka propozuar Partia Demokratike në lidhje me vetting-un në politikë.

“Nuk është një projektligj, por është një nismë për vetëvetting për politikën nga politika. Ne i kemi hequr kthetrat e politikës nga drejtësia. Ato që do të hetojnë politikanët janë Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit”, deklaroi Spiropali.

“Këta duan të marrin thashethemet e tyre dhe t’i sjellin në një komision të përbashkët, ku do ne do të emërojmë njerëzit dhe do i bëjmë gjyqin njëri-tjetrit. Unë nuk kam tagrin për të thënë se kush është i lidhur me krimin”, shtoi deputetja socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test