Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës - Bota Sot
Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Shqipëria

Basha: Ermal Hoxha u lirua se nuk nxori emrin e Olsi Ramës

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:48
Basha

Në një bashkëbisedim ditën e sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha folin për lirimin e Ermal Hoxhës nga burgu.

Basha tha se Ermal Hoxha u lirua për sjellje të mirë pasi nuk nxori emrin e Olsi Ramës. “U lirua Ermal Hoxha për sjellje të mirë se nuk nxori emrin e Olsit të Ramës, që është garantuesi i fabrikës së kokainës. Xhafaj dhe Tahiri kanë prova të përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e drogës së Xibrakës”, tha Basha.

Më tej, ai bëri edhe një përmbledhje të situatës në vend sipas tij, duke thënë se jemi në kushtet e një grushti shteti.

“Jemi në një situatë kur kriminelët që duhet të jenë në burg lirohen apo nuk ndiqen penalisht, nga ana tjetër të gjitha licencat e lejet e ndërtimit i jepen një dore banditësh që kanë depërtuar që nga shtrimi i rrugëve deri te marrja e licencave minerare. Jemi në kushtet kur kemi Jurgen Curben, të provuar si anëtar i bandës së Shullazit dhe ky nuk pëson asgjë. Kemi Fatmir Xhafajn të vërtetuar si njeriun që ka ndihmuar vëllain e dënuar derisa e denoncoi opozita. Xhafaj, i vetmi ministër i Brendshëm në historinë e Europës me vëllain trafikant droge. Në aferën e Xhafajt duhet të ishte marrë i pandehur Edi Rama. Ai ka shpërdoruar veprat penale të shpërdorimit të detyrës. Ne jemi në kushtet e një grushti shteti, ku ai kontrollon prokurorinë, gjykatat, policia nuk shoqëron banditët.Taulant Balla me Toyota Yaris dhe këtu prokuroria nuk vepron. Kemi një prokurori të korruptuar, të shantazhuar, e blerë dhe e shitur, duhet të kishte hapur me kohë hetimet. Ahmetaj ortak me njerëz të dënuar për krime. Dami

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...