Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Shqipëria

Lulzim Basha njofton “deklaratë të jashtëzakonshme” në orën 19:00

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 18:31
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike ka njoftuar se në orën 19:00 do të dalë me një deklaratë të jashtëzakonshme nga selia e partisë.

Nuk dihet se për çfarë do të flasë Basha nga selia e PD-së, ndërsa paraditen e sotme paraqiti pikat e projektit për vetting në politikë, pa zbuluar detaje.

“Pas depozitimit të amendamenteve kushtetuese, të mblidhet Këshilli i Legjislacioneve dhe Komisioni i Ligjeve, për të nisur menjëherë procesin kushtetues të ndryshimit të amandamenteve për vettingun e politikanëve”, u shpreh Basha teksa theksoi se ky do të jetë një proces që do të kalojë përmes 5 rregullave kryesore: “E para Do të jetë një proces i pavarur dhe palidhur me Vettingun në Drejtësi. E dyta do të jetë një model, i thjeshtë i qartë, i njëjtë me modelin dekriminalizimit që nxorri 333 zyrtarë nga zyrat e shtetit. E treta do të kryehet nga një strukturë profesionistësh të pavarur nga politika. E katërta nuk do të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare. E pesta Do të ketë mbikëqyrje ndërkombëtare”, u shpreh Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat