Celularët në shkolla, Shahini: Heqja e tyre ndihmon në përqendrimin e nxënësve - Bota Sot
Celularët në shkolla, Shahini: Heqja e tyre ndihmon në përqendrimin e nxënësve

Shqipëria

E premte, 19 tetor 2018

Celularët në shkolla, Shahini: Heqja e tyre ndihmon në përqendrimin e nxënësve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Ky vit shkollor do t’i gjejë me libra falas nxënësit nga klasa e parë deri në atë të katërt ndërsa ata që janë pak më të rritur do ti gjejë pa celularë.

Zv.ministrja e Arsimit, Besa Shahini gjatë një interviste televizive sqaroi planin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për ndalimin e celularëve në shkolla, duke theksuar se heqja e tyre ndihmon në përqendrimin e nxënësve në procesin e mësimit.

“Arsyeja pse kemi vendosur ta vendosim këtë vit me kaq shumë ngulm dhe do ta mbikqyrim me rigorozitet këtë pjesë, pasi është vërtetuar se përqendrimi nuk mund të jetë i fortë nëse bëhen disa gjëra në të njëjtën kohë. Pra nuk mund të mësohet as matematika, as fizika, as të bëhet një lexim i thelluar i gjuhës shqipe, nëse ekziston vazhdimisht celulari që të shqetëson. Kjo është një nismë e mirë për disiplinën në klasë ku nxënësit mund të përqendrohen sa më mirë në mësime”, – theksoi Shahini.

Zv.ministrja dha detaje edhe për mënyrën se si do të komunikojnë nxënësit me prindërit e tyre në raste të veçanta.

“Në secilën shkollë do të ketë një grup numrash që do t’i ketë secili prind si, numri i drejtores, drejtorit, numri i zv.drejtorit apo mësuesit dhe ata do të jenë celularë që do të jenë në dispozicion në shkollë kur prindi do të ketë nevojë për të pasur kontakt me fëmijën të përdorë këtë celular. Në pjesën tjetër, ideja është që t’i mbajnë celularët në shtëpi dhe mos t’i marrin në shkollë. Por ne e kemi lënë që shkollat ta organizojnë ashtu siç munden më së miri, por kjo ka rezultuar deri tani më e suksesshme që thjesht të mos t’i marrin celularët me vete”, – tha Shahini.

Duke sjellë Francën si shembull konkret të aplikimit të kësaj reforme, Shahini theksoi se do të ketë masa për nxënësit të cilët do të kenë celularë me vete.

“Kjo reformë është aplikuar edhe në shtetet e tjera. Franca e ka aplikuar në pranverë, ne do ta zbatojmë sivjet. Masat nëse dikush do të sjellë telefon në shkollë do të jenë ndëshkime të qarta, që secila shkollë do t’i diskutojë edhe me prindërit dhe jo vetëm me nxënësit, që ta dinë të gjithë se cilat janë rregullat e reja. Në fillim të tetorit do të jemi rigorozë në zbatimin e kësaj reforme”, – përfundoi zv.ministrja Shahini. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test