Pas lajmërimit të Bashës për kryeinspektorin Meta, PD e kallëzon në Prokurori: Kanosi për shkak…

Shqipëria

Pas lajmërimit të Bashës për kryeinspektorin Meta, PD e kallëzon në Prokurori: Kanosi për shkak…

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 08:30
Lulzim Basha

Partia Demokratike, ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës, kreun e IKMT-së, Fatmir Meta, pasi ky i fundit sipas PD ka kërcënuar deputetin demokrat, Agron Shehaj.

Këtë kallëzim e lajmëroi dhe Basha në daljen e jashtëzakonshme për mediat. Basha në fjalën e tij tha se do të ketë një kallëzim, për Fatmir Metën, të cilën e quajti dhe kriminel.

“Ne kete kontekst rrethanat e fakteve te paraqitura ne kete kallzim na bindin se jemi para rasteve te kryerjes se vepres penale te parashikuara nga nenet, 238 dhe 248 të Kodit Penal”, thuhet më tej në kallëzim.

Kallëzimi penal ndaj Fatmir Metës:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Tiranë, më 18.09.2018

K A L L Z I M     P E N A L

KALLZUES:  Grupi Parlamentar i Partise Demokratike?

Përfaqësuar nga Kryetari, z. Edmond Spaho

ME OBJEKT: Kallzim i veprës penale të “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.

KUNDER: Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)

BAZA LIGJORE: Nenet 280, 283 të K.Pr.Penale dhe nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.

DREJTUAR: PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË, VLORË

I nderuar z. Prokuror,

Bazuar ne nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmë këtë kallzim penal për vepren penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte, si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.

I. RRETHANAT E FAKTEVE

Më datë 18.09.2018, deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorë, znj. Nada Meçorapaj dhe z. Agron Shehaj, janë njoftuar nga banorët e Jalës, Vlorë, për një ndërhyrje të dhunshme dhe të paligjshme nga institucionet shtetërore në pronat e tyre private. Në përmbushje të funksionit të tyre kushtetues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të popullit, të dy deputetët kanë shkuar në zonën ku po vepronte IKMT, e ndihmuar nga Policia e Shtetit, dhe ku kishte filluar aksioni i prishjes së disa banesave.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e tyre se prishja e banesave, po kryhej pa asnjë akt zyrtar njoftimi paraprak, pa marrë asnjë masë për strehimin e familjeve që dilnin të pastrehë nga ky aksion, si dhe pa asnjë mundësi për të marrë pasurinë e tyre që ndodhej brenda banesave. Bazuar në shqetësimin e thellë të shprehur nga banorët e zonës, deputeti Agron Shehaj, në përputhje me ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, ku sanksionohet se: “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.”, ka kërkuar shpjegime nga drejtuesit e aksionit të IKMT, si dhe aktet zyrtare mbi bazën e të cilit po kryhej e gjithë procedura e prishjes së banesave.

Shtetasi Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në shpërdorim të detyrës dhe me sjellje të paligjshme, jo vetëm nuk ka përmbushur detyrimin për të dhënë shpjegime dhe për të paraqitur të gjithë dokumentacionin ligjor që justifikonte ligjërisht aksionin, por nëpërmjet akteve të drejtëpërdrejta, ka dhunuar e kanosur, jo vetëm banorët e prekur nga aksioni, por edhe deputetin e Partisë Demokratike z. Agron Shehaj, madje duke ju drejtuar me fjalët “Mbaje mend këtë fytyrë. Nga Vlora jam unë”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, e konsideron akt mafioz trajtimin barbarë të qytetarëve të prekur nga aksioni, dhunimin flagrant të të drejtave të njëriut, si dhe akt kriminal kërcënimin dhe fyrjen e qytetarëve dhe të deputetit Shehaj, në krye të detyrës.

Akti i dhunshëm ndaj qytetarëve dhe mohimi i të drejtës për të ndjekur në rrugë gjyqësore pretendimin e tyre mbi pronësinë apo për t’i mundësuar strehim apo marrjen e pasurisë së tyre brenda banesave, pa asnjë proces të rregullt ligjor, përbën shpërdorim të detyrës, nëpërmjet akteve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Nga ana tjetër, akti i kërcënimit ndaj Agron Shehaj është bërë për shkak të detyrës publike që ai kryen, si deputet i Partisë Demokratike (partisë më të madhe të opozitës në vend).

Akti i sotëm banditesk ndaj qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga shtetasi Fatmir Meta, është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama  ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për ti mbyllur gojën qytetarëve dhe opozitës, duke mos u ndalur vetëm tek dhunimi flagrant i të drejtave të njeriut, por edhe tek kërcënimi mafioz ndaj një zyrtari të lartë të opozitës, siç është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, denoncon këtë veprim kriminal mafioz të kryer nga Fatmir Meta, si një agresion terësisht penal. Është detyrë e organit të akuzës që të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të dënuar fuqishëm këto akte banditeske, duke bërë jo vetëm drejtësi, por edhe transparencë të plotë për cdo person që ushtron një funksion publik, por që nuk ndahet dot nga veprimtaria e tij kriminale ndër vite!

Ngjarje të tilla kriminale dhe të përsëritura, kërkojnë veprim të shpejtë të organit të akuzës për të frenuar agresionin e paprecedent ndaj qytetarëve dhe opozitës në vend. Për këtë arsye, kërkojmë nga organi i prokurorisë, që në përputhje me atributet e njohura nga Kushtetuta dhe ligji, të veprojë pa vonesë dhe me profesionalizëm të lartë, ndaj këtye personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pavarësisht se se janë të veshur me “kostumin” e zyrtarëve publikë.

II. LIGJI I APLIKUESHEM

Kodi i procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:

Neni 280

Marrja dijeni për veprën penale

Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..

Neni 283

Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..

Nga ana tjeter Kodi Penal ne nenet 238 dhe 239 te tij parashikon se:

Neni 238

Kanosja për shkak të detyrës

Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 248

Shpërdorimi i detyrës

Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE

Jo vetem per Grupin  Parlamentar te Partise Demokratike, por per te  gjithe deputet e Kuvendit te Shqiperise, eshte jashtezakonisht e rendesishme te  kujdeset per ushtrimin normal te jetes politike në vënd, si dhe standardeve të demokracisë funksionale, ku roli i opozitës është i patjetërsueshëm.

Eshte po ashtu e rendesishme qe te gjithe partitë politike në vend, te kene si prioritet te tyre, perfaqesimin e interesave të qytetarëve shqiptar, duke denoncuar publikisht çdo fenomen apo veprimtari që bie ndesh me interesat e tyre të ligjshme.

Por eshte akoma me  e rendesishme qe marrdheniet juridike te vendosura per mbrojtjen e jetes se qytetarëve shqiptar dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në mbrojtje të pronës së tyre apo gjate ushtrimit te misionit të tyre në shërbim të publikut, te jene te garantuara e te paprekshme. Eshte detyre e pare, e organeve dhe agjencive te ligjit, qe te garantojne jeten dhe dinjitetin e cdo ofruesi të shërbimit publik, ashtu si dhe jeten e cdo qytetari, duke reaguar ne menyre te shpejte dhe efikase, ndaj çdo shkelesi te ketyre te drejtave, ndaj çdo dhunuesi, agresori,  duke e bere qarte, se shkelja e ligjeve ne kete vend denohet, madje denohet ne menyre te shpejte dhe efikase.

I  vendosur ne tolerancen zero ndaj dhunuesve dhe agresoreve, edhe kur keta mbajne funksione zyrtare, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, e çmon si te domosdoshem denoncimin prane organeve perkatese te ndjekjes penale per cdo subjekt, i cili ne menyre te hapur dhe te qarte, dhunon qytetarët, cënon të drejtat e tyre themelore, si dhe agreson verbalisht, cdo qytetar dhe as më tepër një funksionar opozitar.

Duke qene te bindur ne luften ndaj ketyre fenomeneve, ne çmojme se veprime te tilla si ato te shtetasit të akuzuar Fatmir Meta, demtojne rende demokracinë funksionale në vend, si dhe marredheniet juridike te vendosura per mbrojtjen dhe mirefunksionimin e shtetit ligjor dhe te se drejtes ne Shqiperi.

Ne kete kontekst rrethanat e fakteve te paraqitura ne kete kallzim na bindin se jemi para rasteve te kryerjes se vepres penale te parashikuara nga nenet, 238 dhe 248 të Kodit Penal. Themi se me veprimet e tij i akuzuari,  ka kryer keto vepera pasi:

1- Me veprimet e tij, agresive, teresisht te kundraligjshme,  ka dhunuar banorët e zonës së Jalës dhe ka ndërmarrë veprime aktive ndaj pronës së tyre, në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi. Nga ana tjetër, duke kanosur deputetin e Partisë Demokratike për shkak të ushtrimit prej tij të një misioni publik, i akuzuari ka konsomuar qarte elementet e vepres penale, objektin dhe anen objektive te krimit të “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Shpërdorim i detyrës”. Dhunimi i banorëve dhe prishja e banesave të tyre, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë paralajmërim, duke i mohur të dretjën e ankimit gjyqësor apo duke i mohuar të drejtën të marrin pasurinë e tyre brenda banesave, përbën akt kriminal, që është i dënueshëm penalisht sipas nenin 248 të Kodit Penal. Për më tepër, kanosja e kryer nga i akuzuari Fatmir Meta, eshte kryer ndaj nje personi që kryen një shërbim publik, i cili ka qene duke kryer detyren e tij, si deputet dhe përfaqësues i popullit. Eshte po keshtu shume e qarte se kjo kanosje ka ardhur si pasoje e qarte dhe e dukshme e veprimtarise qe ka qene duke kryer z. Shehaj.

2- Subjekti i vepres penale, është i akuzuari Fatmir Meta, i cili sipas të gjitha të dhënave të siguruara prej nesh, ka drejtuar aksionin për prishjen e banesave të qytetarëve dhe dhunimit masiv të të drejtave të tyre, si dhe me veprime aktive ka kanosur një deputet gjatë ushtrimit të detyrës.

3- Qellimi dhe elementet e tjere te kesaj vepre, dashja direkte dhe veprimet konkludente, jane evidente dhe ngelen per tu provuar edhe  nga hetimi i shpejte dhe efikas qe ju do te kryeni ne lidhje me te kete veper te rende agresive te denueshme nga ligji.

Në fakt veprime të tilla kriminale dhe të ulta, janë të pritshme nga zyrtarët publikë, të cilët kanë qenë të përfshirë edhe më parë në akte kriminale, sic është rasti i shtetasit Fatmir Meta. Shtetasi Fatmir Meta, ka qenë shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët, të vitit 1998. Me makinën e tij, një bandë kriminale udhëtoi më 12 shtator 1998 për në Tiranë dhe i bëri atentat heroit të demokracisë Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush dhe nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandën e Haklajve që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.

I nderuar z. Prokuror i Përgjithshëm,

Shprehim gadishmerine tone te plote, per t’Ju mbeshtetur ne gjithe veprimtarine tuaj gjate ketij hetimi, te bindur se ju do te angazhoni seriozisht institucionin tuaj, per te ndalur dhunimin barbar të të drejtave të qytetarëve, agresorin ndaj tyre dhe kanosjen e zyrtarëve të opozitës, duke vene para drejtesise sipas procedures perkatese, te akuzuarin Fatmir Meta.

Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe efikas nga ana Juaj,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE DEMOKRATIKE

KRYETARI

EDMOND SPAHO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat