Vetingu në politikë, PD kërkoi mbledhjen e këshillit nesër, por Ruci e shtyn…

Shqipëria

Vetingu në politikë, PD kërkoi mbledhjen e këshillit nesër, por Ruci e shtyn…

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 13:26
Mbledhja e Kryesisë

Partia Demokratike kërkoi zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve për shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese për Vettingun në politikë. Përmes një letre zyrtare, Edmond Spaho i kërkoi Gramoz Rucit që drafti me propozime nga PD-ja të futej në procedurat parlamentare që ditën e nesërme. Të njëjtën gjë, kërkoi më herët edhe Lulzim Basha përmes një bashkëbisedimi për mediat.

PD kërkoi që nesër në orën 13.00 të kishte një mbledhje të përbashkët të këshillit të legjislacionit dhe ligjeve për të diskutuar nismën kushtetuese të opozitës

Por në mbledhjen e konferencës së kryetarëve po diskutohet mundësia që ky këshill të mos mblidhet nëser, por disa ditë më vonë, konkretisht të mërkurën e javës që vjen, me 26 shtator ora 12.00.

Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar, duke e lene ceshtjen te hapur, por e sigurtë është që ky këshill nuk do të mblidhet nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat